Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, 2025.
Osmani tha se ditë si kjo janë të veçanta, teksa i bëjnë ata të shikojnë prapa në udhëtimin e vitit që po e lëmë pas, duke shpresuar fort, sipas saj, të kenë bërë më të mirën dhe duke uruar që në vitin e që pason të veprojnë e të punojnë gjithnjë më mirë.
“Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë. Por, ne kemi qëndruar të vendosur, krah për krah, duke i kapërcyer pengesat me vendosmëri të palëkundur. Këto sfida na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur shtetin, sovranitetin e shtetit tonë dhe paqen tonë për brezat e ardhshëm.
“E pavarësisht situatave jo të lehta, ne dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv”./ S.M