BE, gati të finalizojë planin për qendrat e kthimit të emigrantëve të paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer, gjithashtu konservator, prandaj dy burrat kanë bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i rrisë përpjekjet për të luftuar migrimin e paligjshëm.

Rritja e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, ka rezultuar me çuarje përpara të migrimit nëpër agjenda politike.

Liderët e BE-së kanë thënë në tetor se janë duke analizuar një skemë, sipas së cilës, migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në bllokun evropian, të dërgohen nëpër disa qendra që konsiderohen të sigurta jashtë territorit të BE-së.

Kristersson ka thënë se e ka diskutuar skemën me Komisionarin e BE-së për Migrim, Magnus Brunner, i cili e ka siguruar që propozimi do të finalizohet në këtë pranverë.

“Ekziston një lloj momentumi tani”, ka thënë Kristersson.

Nehammer e ka përgëzuar Kristerssonin që po e mban çështjen e migrimit lart në agjendën e BE-së, dhe që aktualisht janë 18 shtete brenda Zonës për lëvizje të lirë, Schengen, përfshirë Zvicrën dhe Norvegjinë, që kanë interes të përbashkët në luftimin e valës së migrimit.

Kancelari austriak ka thënë se qeveritë që kanë shprehur shqetësim kanë arritur “të ndryshojnë plotësisht” diskutimin rreth migrimit, në mënyrë që shtetet pa kufij të jashtëm të BE-së, sikurse Austria, të jenë më të përfshira në diskutimet për këtë temë.

“Vetëm kur e kuptojmë që problemi duhet zgjidhur bashkë, atëherë e kemi mundësinë që të shënojmë përparim”, ka thënë ai. /REL/

Të fundit

Melania Trump lëshon kriptovalutën e saj

Zonja e parë Melania Trump ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president...

Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit?

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi...

Trump betohet sot si Presidenti i 47-të i SHBA-ve/ Çfarë pritet të ndodhë në Kapitol

Donald Trump do të betohet sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, DC. Portat do të hapen për shfaqjen e sigurisë...

Rinis sot Kuvendi, pikat në rendin e ditës

Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë pasditen e sotme, kur do të hapë punimet e Sesionit të VII-të...

“Blue Monday” dhe filozofia e trishtimit

Nga Leonard Veizi 20 janar 2025 Kjo është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit. Dhe konsiderohet si “Blue Monday” apo thënë ndryshe...

Lajme të tjera

Web TV