Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha.
Pas kësaj mase, ka reaguar për mediat edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Ai tha se vendimi është i çuditshëm, duke thënë se Prokuroria është politike.
Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim./kb