Kaos në aeroportet e Gjermanisë, bien sistemet kompjuterike në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një defekt në sistemet kompjuterike policore ka shkaktuar kaos në aeroportet e Gjermanisë. Policia federale njofton se për shkak të problemeve të sistemeve nuk ishte e mundur të kontrolloheshin udhëtarët nga vendet jashtë zonës Schengen.

Kontrollet që më parë kryheshin në mënyrë elektronike, po bëhen manualisht duke kërkuar kështu më shumë kohë.

Zëdhënësi i Policisë Federale i ngarkuar për Aeroportin e Frankfurtit tha se “kolegët duhet të bëjnë shumë gjëra me dorë, ato që sistemi i ka bërë deri më tani elektronikisht”.

Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik gjerman WDR raportoi radhë të gjata në zonën e sigurisë në aeroportin e Dusseldorfit, ku shumë pasagjerë prisnin më shumë se dy orë.

 

 

Aktualisht nuk është e mundur të hysh në Gjermani nga jashtë zonës Shengen, raportoi media publike, duke cituar përditësimet e fundit nga aeroportet./e.t

Të fundit

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të...

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katrorë leje ndërtimi në vit për banesa, me rekordin që u arrit...

Çfarë ndodhi? KPA shkarkon nga detyra prokurorin e njohur (Emri)

Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin...

Basha uron presidentin Trump: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Donald Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës si president i SHBA. Në postimin e tij në...

Begaj uron Trump: Krenarë për aleancën dhe miqësinë e fortë me SHBA

Postimi i Begajt: Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës @realDonaldTrump . SHBA mbetet dëshmi e...

Lajme të tjera

Web TV