Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe.

Postimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptare:

Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 74 vjeçare, gazetari nga Durresi, Thanas Mustaqi. Karriera e tij e gjatë në shtypin e shkruar shqiptar, kryesisht atë vendor dhe më pas në spektrin e të përditshmeve kombëtare të Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen për këmbënguljen dhe raportimin me sens kritik për çështjet sociale dhe ndjeshmëritë komunitare e njerëzore.

Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit. Ai u karakterizua nga një ndërgjegje e pastër qytetare dhe jetoi si një pasionant i përhershëm duke lënë si trashëgimi një volum të madh pune raportuese, refleksionuese dhe shkrimore në përgjithësi. Në fusha të ndryshme, si atë të trashëgimisë, arkeologjisë, kulturës, peshkimit, marinës dhe lëmive të jetës socio-ekonomike të qytetit të vet, ai u bë zëri kritik dhe raportues duke shkaktuar reagime dhe duke marrë herë pas here edhe ballafaqime me grupe interesi dhe qytetarë të ndryshëm, të cilëve u janë prekur interesa informale.

Lexo edhe :  GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm!

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi la shumë shkrime dhe reportazhe, të cilat kanë vlerën e dokumentave publicistike dhe arkivore për memorialistikën e qytetit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e thellë për largimin nga jeta, të kolegut, si dhe u përcjell familjarëve ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë/kb

Të fundit

Pogradec, zjarri nisi nga oxhaku/ Digjet plotësisht banesa e të moshuarit

POGRADEC- Zjarri që përfshiu banesën e një 80-vjeçari në Pogradec mbrëmjen e të shtunës dyshohet se ka nisur nga...

Valentino Rosi është bërë baba për herë të dytë.

Valentino Rosi është bërë baba për herë të dytë. Partnerja e tij Françeska Sofia Novello solli në jetë Gabriella, vajza e dytë e ikonës së...

Vështirësitë e ushtrisë ukrainase në përballjen me Rusinë

Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila ka...

U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj

Foto/U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj/K.K

Vrasja e 33-vjeçarit/ Flasin familjarët: S’kemi probleme me askënd

SHKODËR- Familjarët e 33-vjeçarit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme...

Lajme të tjera

Web TV