Pika zero e Revolucionit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës me drejtësinë si një problem politik, dhe jo penal.

Magjistrati dhe profesori i së drejtës penale që futi në burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nëpërmjet vendimit të sotëm, s’ka bërë gjë tjetër veçse ka legjitimuar kërkesën fillestare të SPAK-ut për masën e detyrimit të paraqitjes ndaj Berishës. Siç dihet, ishte moszbatimi i kësaj mase, ajo që ‘ashpërsoi’ kërkesën e SPAK nga detyrim paraqitjeje në arrest shtëpie.

Pra, nëse do ta kishte zbatuar përpara një viti këtë masë Berisha, ashtu siç kanë bërë, fjala vjen, Monika Kryemadhi dhe dikur Ilir Beqaj, nuk do të kishte asnjë konseguencë sjellja dhe veprimtaria e përditshme e tij.

Moszbatimi i masës së detyrim paraqitjes u shfrytëzua nga Berisha për t’u vetëviktimizuar dhe për të ngritur turmat në mosbindje civile, gjë që, siç u faktua gjatë kësaj kohe, dështoi me sukses.

Ngelet për t’u parë nëse do të paraqitet dy herë në muaj përpara oficeres së policisë gjyqësore për të dhënë emrin, atësinë dhe mbiemrin, por ky vendim nulifikoi të gjithë retorikën e kësaj kohe për drejtësi të komanduar dhe proces të montuar.

I takon gjykatës për t’u shprehur në fund lidhur me akuzat e Prokurorisë së Posaçme, por sjellja e derisotshme e Berishës e ka ekspozuar atë si një fajtor ndaj akuzave penale./kb

Të fundit

Aksident me vdekje në Cërrik

Aksident me vdekje në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Një automjet tip “Benz” që drejtohej nga një 70-vjeçar është përplasur me...

Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e ndezur

Mitropolia Ortodokse e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20, ku shkak dyshohen qirinjtë e ndezur nga...

Policia greke angazhon ekipe të posaçme për kapjen e 2 shqiptarëve të arratisur nga burgu

Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të dy 41 vjeç, kanë alarmuar autoritetet greke prej ditëve të para të...

George Soros dekorohet me Medaljen e lartë të Lirisë. Alex: Babai im një patriot amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nderuar George Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë, medalja më e lartë civile në SHBA. Ceremonia...

Kampioni botëror më i ri në histori/ Kush është Luke Litter, sensacioni i Pikados?

Luke Littler, 17-vjeçari që la pas legjendën Michael van Gerwen për t’u bërë kampioni më i ri botëror i Pikados( lojës me shigjeta). Adoleshenti sensacion...

Lajme të tjera

Web TV