Shpopullim alarmues në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave nga Cens 2023 qarku i Tiranës kishte 158,288 persona të moshës 15-29 vjeç, nga 202 mijë që ishin në vitin 2011 me rënie gati 22 %.

Rritja e popullsisë së përgjithshme dhe rënia e mprehtë e të rinjve tregon për një ndryshim të strukturës së popullsisë në favor të plakjes së popullsisë. Ky tregues është një sinjal i fortë për trendët e konsumit të qarkut më të rëndësishëm në vend.

Për dekada me radhë Tirana është qarku që ka shërbyer si qendër graviteti për të rinjtë e të gjithë vendit, për shkak se ka korpusin universitar publik më të madhin në vend.

Të rinjtë që vijnë për studime në Tiranë zakonisht zgjedhin të mos kthehen më në vendet e origjinës dhe të bëhen banorë të Tiranës dhe të jenë konsumatorët më të mëdhenj të banesave të reja.

Po gjatë dekadës së fundit kostot e jetës në Tiranë janë rritur më shpejt se pagat për të rinjtë, kështu që të rinjtë nga rrethet janë duke e përdorur kryeqytetin si një trampolinë për të emigruar në vendet e tjera.

Studentët po qëndrojnë në Tiranë sa për të përgatitur infrastrukturën, kurset gjuhet e huaja dhe kualifikimet teksa tentojnë të ikin me kontrata pune jashtë vendit.

Largimi i të rinjve ka qenë si një pandemi për Shqipërinë e tranzicionit dhe ky është dëmi më i madh që i shkaktuar sidomos perspektivës së zhvillimit.

Lexo edhe :  Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Elbasani kishin rënien me të madhe të rinjve që nga viti 2011.

Gjirokastra që është edhe qarku më i plakur i vendit u përball me rënien më të fortë të numrit të rinjve ndërmjet dy censeve me 55%.

Në vitin 2023 në këtë qark u numëruan rreth 7 mijë persona në grup-moshën 15-29 vjeç nga rreth 17 mijë që ishin në vitin 2011.

Në qarkun e Fierit rënia ishte 53.5%, duke e çuar numrin e tyre në 38 mijë më 2023 nga 71 mijë që ishin në 2011. Lezha gjithashtu kishte rënie me 49 për qind i ndjekur nga Elbasani po në këtë masë.

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18-vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë, pas Sirisë./ Monitor./kb

Të fundit

Bitcoin deri 250 mijë dollarë? Parashikimet e investitorëve për 2025

Pas një rritje mbresëlënëse të Bitcoin në vitin 2025, investitorët e kriptomonedhave dhe drejtuesit e kësaj industrie pohojnë se...

Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe! Vonesa në aeroporte

Mitropolia Ortodokse e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20, ku shkak dyshohen qirinjtë e ndezur nga...

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, një i lënduar

LEZHË- Një aksident ka ndodhur këtë të diel në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon me një mjet tip gof janë përplasur me njeri...

Aksident me vdekje në Cërrik

Aksident me vdekje në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Një automjet tip “Benz” që drejtohej nga një 70-vjeçar është përplasur me biçikletën që lëvizte një  75...

Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e ndezur

Mitropolia Ortodokse e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20, ku shkak dyshohen qirinjtë e ndezur nga...

Lajme të tjera

Web TV