Shqipëria ndër vendet më të varfra, për disa çmime krahasohet me shtetet më të pasura!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura.

Një prej këtyre produkteve janë këpucët. Mesatarisht në Shqipëri një palë këpucë kushtojnë 16% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Psh, nëse në BE, këpucët janë 100 euro në dyqan, në Shqipëri ato i blen për 116 euro.

Ky është çmimi i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, pas Danimarkës (125%), Islandës (123.5%), Zvicrës (121.6%), Estonisë dhe Finlandës me 117%.

Më të lirat në Europë, këpucët i gjen në Turqi, me 30% të mesatares Europiane, dmth një palë që në BE kushtojnë 100 euro, në Turqi i blen me 30 euro.

Edhe për veshjet shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë për shkak të çmimeve të shtrenjta. Veshjet kushtojnë rreth 5% më shumë sesa mesatarja e Europës.

Edhe në këtë renditje, Shqipëria është e 11-a më e shtrenjtë.

Në vend të parë është Zvicra (44% më shumë se mesatarja e BE-së), ndërsa më e lira sërish është Turqia, me rreth 30% të mesatares së BE-së.

Teksa tregtia me pakicë e veshjeve dhe këpucëve është riorganizuar dekadën e fundit drejt qendrave tregtare, çmimet duket se janë bërë më të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Eurostat, në 2014-n, çmimet e veshjeve ishin sa 85% e mesatares europiane, ndërsa ato të këpucëve, sa 92%.

Këpucët e kaluan mesataren e BE-së në 2020-n (102.9%), ndërsa veshjet në 2023-n.

Çmimet e shtrenjta çojnë shqiptarët të Gabi

Të dhëna të tjera tregojnë se me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

Lexo edhe :  BSH propozon ulje të normës së interesit maksimal për kreditë konsumatore

Të dhënat e INSTAT, nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor.

Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%.

Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.

Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%./Monitor/   S,M

Të fundit

“E hëna Blu”, sot është dita më e trishtuar e 2025-ës! Shkencëtarët tregojnë arsyen

E hëna e tretë e Janarit njihet gjerësisht si e ‘Hëna blu’, e ashtuquajtura dita më stresuese e vitit. Këtë...

Nga lutja te ftesa për Adams; si do të ulen të ftuarit në ceremoninë e betimit të Trump

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump synon të nisë një fushatë dëbimi masiv sapo "të vërë dorën mbi Bibël dhe të bëjë betimin Administrata Trump do...

Shqiptarët punojnë vetëm për mbijetesë!

Nga Spartak Ngjela Është mbijetesë sepse ata që punojnë dhe mbajnë familjet e këtu në Shqipëri, janë të punësuar në Perëndim, nga Italia në Gjermani...

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë

Marco Alberti do të jetë ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë, duke pasuar në këtë post Farizio Buccin, i cili mbylli mandatin...

Dumfries “shndërrohet” në golashënues: Jam përmirësuar, po kaloj një moment të bukur

Denzel Dumfries po kthehet në golashënuesin e skuadrës së Interit këtë sezon, teksa 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për...

Lajme të tjera

Web TV