Sekretari i Pergjithshem i PD, Flamur Noka, se bashku me Kryetarin e Keshillit Kombetar te PD-se, Edi Paloka, dhe Kryetaret e Degeve te PD, u bejne thirrje mbeshtesve te tyre te mblidhen te henen, ne oren 9.30 perpara spak. Te henen ne oren 10.00 Sali Berisha do te shkoj ne Spak, pas mases detyrim paraqitje te marre nga Apeli i Gjkko.
Të dashur miq,
Diten e hënë, më 5 janar, në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.
Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë.