Çdo 1 janar me makinë drejt Durrësit atëhere dhe sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë.

Çdo 1 janar kam udhëtuar me makinë nga Tirana në Durrës për 34 vjet.

Ishte e çuditshme por disa vite isha i vetëm me makinë që lëvizja atë ditë dhe nuk këmbehesha me asnjë auto veturë tjetër (zero).

Kjo më ka ndodhur disa vite radhazi pas permbysjes së komunizimit.

Në vitin 1991 kisha blerë një nga makinat e para në kryeqytet dhe gjithmon në 1 janar udhëtoja nga Tirana në Durrës.

Më pëlqente nata e ndërrimit të viteve pranë familjes në Tiranë por në mëngjesin e vitit të ri arratisesha buzë detit.

Dikur viti i ri ishte ndryshe dhe Shqiperia ishte shumë e varfër:

– Borë s’kishte por xhamat zbukuroheshin me pambuk të ngjitur me vinovil nëpër xhama.

– Parking nuk kishte por ne siguronim makinen duke kyçur timonin me hekura dhe dryn.

– Fishekzjarre nuk kishte por të gjithë hidhnin shishe birre dhe vere nga dritaret nga gëzimi duke i thyer në rrugë.

– Pastruse s’kishte dhe të nesërmen nuk shpëtoje pa çarë gomat e makinës.

– Celular nuk kishim por si kujtim kemi më shumë foto të printuara sesa sot që na humbin nëpër telefona.

– Kondicioner ende nuk kishim por të gjithë ende kishim në shtëpi sobat e drurit.

– Në Tiranë festonim pak më gjatë sepse në qytetet dhe fshatra kishte 2 orë drita.

– Makina nuk kishin 99% e popullsise por treni funksiononte ende por pa xhama se populli jone i ka fiksim thyrjen me gurë të xhamave.

– Frigorifer nuk kishin të gjithë por ushqimet i ruanin duke i ftohur natën me tenxhere në dritare.

– Karkaleca dhe peshk nuk perdornin por gjelat e detit ishin organike dhe nuk i sillnin nga Greqia me ilaçe.

Lexo edhe :  “Travel Pug”: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit

– Big Brother nuk kishte në TV por çdo lagje ku jetonim ishte një mega Big-Brother kur komshinjtë bënin apelin dhe inventarin e ushqimeve.

– Digitalb dhe Tring nuk kishte por me antena në tarracë apo me saç në ballkon shikonim kanale të huaja.

– Pa bukë mund të rrinim 364 dite ama vitin e ri e festonim dhe e gezonim.

Nejse mu kujtua rrugëtimi im Tirane-Durrës çdo 1 janar ku nuk gjeje asnjë makine në rrugë dhe më kapte një ndjesi paniku se mos dilnin “maskat” të cilat çuditerisht i kemi harruar.

Mu kujtua këtë 1 janar kur udhëtoja drejt bregdetit dhe lexova që Shqipëria kapi shifrën e 1 milion makinave, që nëse heqim 20% popullsisë nën 18 vjeç i bie që çdo familje shqiptare ka 1 ose 2 makina duke thyer rekord europian.

Ky rekord vjen pas një çudie tjetër shqiptare.

Si në asnje vend tjetër europian 94% e shqiptarve jetojnë në banesat pronë e tyre (jo me qira). 50% e familjeve në eurpoë jetojnë mr qira dhe s’kanë shtëpitë e tyre.

Padyshim Shqiperia mbetet ende një shtet i varfër dhe ekonomi të dobët por kur udhëtojmë 3 dekada pas, kuptojmë sa shumë kemi ndryshuar.

Dikur kishte zero makina, zero apartamente private. Kjo jo shumë larg por në vitin 1991.

Sot jemi të parët ne Europe për makina dhe shtepi private.

Ah më falni se harrova një rekord tjetër.

Jemi kampion të mijëra e mijëra makinave luksoze që nuk i shikon me kaq shumicë as në shtet ku ato vetura prodhohen.

Çuditërisht, sot ankohen më shumë ata që dikur udhëtonin me gomar, ndërsa sot me Range Rover apo siç thuhet në dialektin e tyre: “Rengj”/K.K

Të fundit

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Nga Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa...

“Fitova 10 mijë euro për vetëm dy orë”/ Flamur Nokës i vjedhin adresën në Facebook?

Flamur Noka, si numri dy i PD-së, është zotuar se në zgjedhjet e këtij viti, do mbrojë çdo votë të demokratëve. Por me sa duket...

“Harrohen” primaret në PD, asnjë lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve

Në statutin e Partisë Demokratike përcaktohet se kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale do duhet të kalojnë përmes...

“Shenja të një njeriu të Perënduar”, Çupi për Berishën: Ai e di që është fajtor

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej...

Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!

Nga Ylli Pata Siç u pa qartë gjatë ditës së sotme, por edhe në nisjen e procedimit penal të dosjes “Partizani”, kemi dy panorama të...

Lajme të tjera

Web TV