Zonat malore të qarkut Shkodër janë nën ndikimin e dëborës, që ka shkaktuar probleme në qarkullim gjatë 24 orëve të fundit.
Megjithatë, mëngjesin e kësaj të shtune, rruga e Thethit është hapur për qarkullim.
Nderhyrja është kryer nga segmenti Bogë drejt Thethit, por autoritetet këshillojnë që drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore për të siguruar lëvizje të sigurt. Po ashtu, është ndërhyrë edhe në rrugën Tamare – Vermosh për pastrimin e saj dhe lehtësimin e qarkullimit.
Në fshatrat e zonave malore të qarkut Shkodër ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike për shkak të mbingarkesës dhe defekteve në rrjet. Policia rrugore ka bërë apel për kujdes, duke këshilluar që në këto zona të mos lëvizet pa goma dimërore dhe të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet dhe për të siguruar lëvizje të sigurt. Situata kërkon masa të kujdesshme, veçanërisht për shkak të kushteve të keqia atmosferike./kb