Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjëse e Policisë së Shtetit, tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë.

Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi, pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë.

Në këto kushte, efektivja e policisë argumenton se ia bën të pamundur blerjen e një shtëpie. Duke u nisur nga ky rast, “Stop” mëson se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25-vjeçar.

Banka jepte kredinë sipas çmimit të referencës dhe vlerësimit që ajo bënte në treg për banesat.

Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë se çmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë.

Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente.

Në këtë mënyrë, shteti do të kishte një fond apartamentesh për t’ua dhënë këtyre rasteve. Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori./   SM

Të fundit

Kryemadhi: Metën nuk e urova për Vitin e Ri! E kanë iluminuar kundër meje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e ka uruar Presidentin e PL dhe njëherësh...

Bulqizë, humb jetën në galeri minatori 40 vjeçar

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Paraprakisht mësohet...

Honda prezanton bateritë e reja me një distancë deri në një mijë kilometra

Honda planifikon të prodhojë SSB (bateri në gjendje të ngurtë) për automjetet elektrike që mund të sigurojnë një distancë deri në 1000 kilometra me...

Ngecja në trafik/ Londra e para nga qytetet evropiane, ndiqet nga Parisi dhe Dublini

Londra është e para në listën e qyteteve evropiane për sa i përket bllokimit të trafikut, e ndjekur nga Parisi dhe Dublini, njoftoi kompania...

Pse janë të dobishme për ne momentet e heshtjes dhe të vetmisë?

Ndërveprimi i vazhdueshëm me të tjerët mund të jetë vërtet rraskapitës sepse ne duhet të investojmë shumë energji për t’i bërë të tjerët të...

Lajme të tjera

Web TV