Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.
Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, filluan të shtunën me mbërritjen paradite të familjes Carter në Qendrën Mjekësore “Phoebe Sumter”, në Americus.
Ish-agjentët e Shërbimit Sekret që mbronin zotin Carter, ecën përkrah makinës së funeralit, ndërsa ajo dilte nga kampusi në rrugën për në qytezën Plains.
James Earl Carter Jr. jetoi mbi 80 vite në qytezën, që ka ende më pak se 700 banorë, jo më shumë se kur ai lindi më 1 tetor 1924. Disa presidentë të tjerë të periudhës moderne – si Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton – gjithashtu u rritën në qytete të vogla, por zoti Carter dallohet për rikthimin dhe qëndrimin në vendlindjen e tij për një kohë të gjatë pas presidencës./K.K