Shtëpi bari në çdo cep, vjedhin edhe energji elektrike/ “Daily Record”demaskon shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi apo magazina edhe në Skoci. Gazeta më e madhe skoceze Daily Record këtë të shtunë faqen e parë ia ka dedikuar këtij fenomeni kriminal me protagonistë shqiptarët.

“Kompanive skoceze të shpërndarjes së energjisë elektrikë i është kërkuar të bashkëpunojnë me policinë në luftën me shtëpitë e barit, nga ku vidhet korrenti për të përdorur llampa të fuqishme për rritjen e kanabisit” thuhet në artikull.

ProfitSence Logo

Tashmë thotë Daily Record në çdo qytet të Skocisë kemi një prezencë të grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në ngritjen e fermave të kanabisit përmes të cilave janë duke fituar miliona stërlina. Në artikull theksohet se në të gjithë Skocinë përpara gjykatave kanë dalë me dhjetra shqiptarë të përfshirë në rritjen e kanabisit, vlera të cilit në këto raste të çuara në gjykatë shkon në qindra milion paund. Këtë shkrim kjo gazetë e ilustron me disa shembuj të shqiptarëve të kapur e dënuar në Skoci si organizatorë të ngritjes së shtëpive të barit.

Njëri prej tyre Ilir Kasa i cili përshkruhet në artikull si një prej bosëve të këtij biznesi kriminal. Ai është dënuar me 8 vite burg pasi u filmua nga policia duke vizituar dy ferma kanabisi në Gllasgow, ku policia gjeti 350 dhe 150 rrënjë kanabis gati për ti korrur prodhimin. Sipas përllogaritjes së policisë prodhimi bimëve të asgjësuara shkonte në 300.000 stërlina.

Arben Ketuka kishte marrë me qera një shtëpi ngjitur me atë ku banonte për ta kthyer në shtëpi bari. Atij iu kapën 200 bimë kanabis në dhomat e kësaj shtëpije prej të cilave mund të dilnin 15 kile kanabis me vlerë tregu 172 mijë stërlina. Ketuka pranoi akuzat për kultivim të drogës të klasit B dhe pritet ta marrë masën e dënimin javës tjetër.

Lexo edhe :  Në Shqipëri ka 1 kafe për çdo 92 qytetarë, ja sa kanë shpenzuar ata gjatë një viti

Në qytetin Dundee shqiptarët Adiol Hila 37 vjeç dhe Indrit Saraci 27 vjeç kishin ndërtuar një fermë ku kishin mbjellë 3.000 rrënjë kanabisi. Vlera e prodhimit të lëndës narkotike shkonte në 1.7 milion stërlina. Pasi pranuan akuzat në gjykatë Saraci u dënua me tre vite e 9 muaj burg ndërsa Hila 3 vite e katër muaj. Sipas Daily Record ata kishin mbërritur ilegalisht në Angli me gomone për tu zhvendosur më pas në Skoci./e.t

Të fundit

Po përhapet me ritme të shpejta në Kinë, ja se çfarë është virusi HMPV dhe si po përhapet

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ja kur do të nisë regjistrimi i votuesve të Diasporës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë të ditur se përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 kanë hyrë në fazën aktive. Ai konfirmoi...

Kufizimi i automjeteve, eksperti: Të riformatohet infrastruktura rrugore

Teksa qeveria qendrore ka hedhur për konsultim një projektligj për kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë riformatim të...

“Psikopat, i sëmurë”/ Kundër kujt shpërtheu kështu Egli?

G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”. Xumi ishte fshehur në një dollap të lavanderisë...

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se euro...

Lajme të tjera

Web TV