Shtojne rrezikun e shfaqjes se osteoporozës, si ndikojnë duhani dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pohimi që dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë.

Megjithatë konsumi i tyre është shumë i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.

Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot i cili mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në organizëm.

Në këtë shkrim ju tregon se ka një lidhje mes shfaqjes së osteoporozës dhe konsumimit të këtyre dy substancave.

Studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë mbi këtë çështje tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Një studimi shpjegon se tek këta konsumatorë ndodh një lloj modifikimi i qelizave të cilat çojnë në dobësim të kockave.

Studimi mbi dëmtimin e kockave

Sudiuesit e Universitetit të Pensilvanisë, shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë kockat.

Kjo ndodh sigurisht kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditëshme.

Sipas këtyre ekspertëve një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë kockat.

Kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtëme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.

Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë kockat shtohet edhe për personat që konumojnë  cigaren apo alkoolin.

Faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qënurit nën stres të vazhdueshëm.

Ndikimi i osteoporozës në kocka

Osteoporoza është një sëmundje që i bën kockat më të dobëta dhe më vurnerabël ndaj dëmtimeve dhe dhimbjeve.

Kjo sëmundje rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në trup dhe shfaqet zakonisht me kalimin e moshës.

Lexo edhe :  Lista e frutave më te mira të dimrit, plot shije dhe vlera për shëndetin

Kur balanca mes rigjenerimit të kockave pas dëmtimit të tyre nuk është e njëjtë atëhere dhimbjet shtohen.

Sipas Fondacionit Internacional të Osteoporozës në SHBA, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga osteoporoza.

Numërohen rreth 75 milion persona në Amerikë, Europë dhe Azi të cilët vuajnë nga probleme të osteoporozës.

Ndërsa 8.9 milion nga këta vuajnë nga fraktura që shkaktohen nga kjo sëmundje.

Shkaqet kryesore përveç moshës të shfaqjes së osteoporozës janë pikërisht abuzimet me stilin e jetesës gjatë përditshmërisë.

Reduktimi sa më i shpejtë i pirjes së duhanit apo alkoolit ul ndjeshëm rrezikun që i kanoset kockave tuaja./K.K

Të fundit

Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës

Kripa e tepërt në organizëm mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat, sepse krijon shtresim të tepërt të...

Sa para shtesë do të marrin…/ Rritet vjetërsia në punë për burrat dhe gratë

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat. Kjo rritje...

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Nga Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK. Pyetja e parë...

“Fitova 10 mijë euro për vetëm dy orë”/ Flamur Nokës i vjedhin adresën në Facebook?

Flamur Noka, si numri dy i PD-së, është zotuar se në zgjedhjet e këtij viti, do mbrojë çdo votë të demokratëve. Por me sa duket...

“Harrohen” primaret në PD, asnjë lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve

Në statutin e Partisë Demokratike përcaktohet se kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale do duhet të kalojnë përmes...

Lajme të tjera

Web TV