“U dogj” herën e parë, Berisha vë mend: Do ta zbatoj masën “detyrim paraqitje”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke zbatuar kështu masën ndaj tij “detyrim paraqitje”.

Kryedemokrati u përgjigj duke thënë se të hënën do të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa thekoi se masa është vënë pasi ai po sulmon SPAK dhe GJKO.

Ndër të tjera Berisha tha ‘kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues’.

“Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë. Do paraqitem të hënën“, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se herën e parë, ngaqë nuk e zbatoi të njëjtën masë, ndaj Berishës u vendos arresti shtëpiak./kb

Të fundit

Dy varka me më shumë se 260 refugjatë Rohingya mbërritën në Indonezi

Më shumë se 260 refugjatë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, mbërritën në Indonezi me dy varka, njoftuan zyrtarët. Zyrtarët e...

Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç, pas një propozimi romantik...

Kryemadhi: Metën nuk e urova për Vitin e Ri! E kanë iluminuar kundër meje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e ka uruar Presidentin e PL dhe njëherësh ish-bashkëshortin e saj për Vitin...

Bulqizë, humb jetën në galeri minatori 40 vjeçar

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Paraprakisht mësohet...

Honda prezanton bateritë e reja me një distancë deri në një mijë kilometra

Honda planifikon të prodhojë SSB (bateri në gjendje të ngurtë) për automjetet elektrike që mund të sigurojnë një distancë deri në 1000 kilometra me...

Lajme të tjera

Web TV