Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën/ Topalli: Absurd dhe politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit të GJKKO-së për kreun e PD-së Sali Berisha.

Sipas ish-kryeparlamentares, ky është një vendim absurd dhe i politizuar. Topalli është shprehur se është një vendim

“Një vendim absurd nga drejtësia e politizuar absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.

Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës. Ky është një akt që sfidon logjikën juridike dhe parimet themelore të drejtësisë.

Ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.

Në fakt, absurdi ka shoqëruar çdo fazë të këtij procesi politik.

Berisha është arrestuar pa akuza.

Kryetari i opozitës është mbajtur në arrest shtëpie për 333 ditë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Është dënuar nga një gjyqtare e shkarkuar për korrupsion nga vetë Presidenti Berisha.

Procesi ka nisur nga një ministër i qeverisë aktuale.

Bazohet në një VKM kolegjiale të miratuar 20 vite më parë.

Me vetëm 4 muaj nga zgjedhjet, është e pamundur të mos e lidhim këtë proces me fushatën elektorale dhe përdorimin e drejtësisë nga pushteti aktual. Kjo është një “gjueti shtrigash” e orkestruar për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Ironikisht, duke ndjekur këtë rrugë të gabuar, kundërshtarët e tij po e shndërrojnë Sali Berishën në një figurë të persekutuar padrejtësisht, e cila në vend që të dobësohet, fiton mbështetje dhe solidaritet. Historia ka treguar se padrejtësitë vetëm i forcojnë figurat si Berisha dhe i rrënjosin më thellë në ndërgjegjen publike.

Lexo edhe :  SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie/ Vendos sot Apeli i GJKKO

“Kur drejtësia bëhet e politizuar, ajo humbet çdo lidhje me ligjin dhe shndërrohet në një mjet të pushtetit, duke cenuar themelet e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.”

Drejtësia e politizuar nuk është drejtësi!”, shkruan Topalli./   S.M

Të fundit

Kryemadhi: Metën nuk e urova për Vitin e Ri! E kanë iluminuar kundër meje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e ka uruar Presidentin e PL dhe njëherësh...

Bulqizë, humb jetën në galeri minatori 40 vjeçar

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Paraprakisht mësohet...

Honda prezanton bateritë e reja me një distancë deri në një mijë kilometra

Honda planifikon të prodhojë SSB (bateri në gjendje të ngurtë) për automjetet elektrike që mund të sigurojnë një distancë deri në 1000 kilometra me...

Ngecja në trafik/ Londra e para nga qytetet evropiane, ndiqet nga Parisi dhe Dublini

Londra është e para në listën e qyteteve evropiane për sa i përket bllokimit të trafikut, e ndjekur nga Parisi dhe Dublini, njoftoi kompania...

Pse janë të dobishme për ne momentet e heshtjes dhe të vetmisë?

Ndërveprimi i vazhdueshëm me të tjerët mund të jetë vërtet rraskapitës sepse ne duhet të investojmë shumë energji për t’i bërë të tjerët të...

Lajme të tjera

Web TV