Plas sherri mes dy banoreve në “BBV”: Nuk jemi këtu për të zgjidhur psikozat e tua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nominimi i Arsidës ka sjellë zënka në shtëpinë e “Big Brother Vip”, kësaj here me modelen Danja Kokën.

Mbrëmjen e kaluar, Arsida u revoltua me faktin që emri i saj është tek lista e të nominuarve për t’u përjashtuar nga shtëpia, gjë që solli përplasjet e para me Danjen, pasi kjo e fundit i kërkoi asaj që të mos bërtiste, por Arsida u shpreh ndaj modeles që nëse nuk e duronte dot “të shkonte në hale”.

Ky diskutim i tyre ka vijuar dhe sot, teksa Danja u shpreh ndaj banores se budalliqet janë pjesë e kuturës së Arsidës dhe jo saj.

Danja: Po flisja me ata, s’ po flisja me ty. Po të shoh në sy e po të them, të lutem shumë, emrin tim mos e përmend më. Kaq. E mbylla me ty. Ti mund të bësh zhurmuesin po do ngjash shumë keq.
Arsida: Pse po e bën zhurmuesin ti?

Danja: Unë të thash ul zërin.

Arsida: Në 10 fjalë që the dje, 20 i kishe ofendime.

Danja: Nuk kam ndërmend të të kthehem më se ka kamera. Budalliqet janë pjesë e kulturës tënde, jo e imja. Shko në hale mos më thuaj mua, mos guxo të më thuash mua.

Arsida: Halja është i vetmi ambient ku është i qetë. Të shqetëson fjalia dhe volumi im, shko rri në qetësi në hale, sepse është i vetmi vend ku mund të rrish ne qetësi.

Kundërshtimi i mëtejshëm i Arsidës bëri që Danja ta cilësonte banoren si një person me probleme inferioteti, teksa shtoi “kështu që, dil, sqaroi jashtë, kuroji jashtë, sepse është e rëndësishme t’i kurosh për vete.” Një ironi e tillë nuk u pëlqye aspak nga Arsida, e cila vijoi duke e pyetur po me “thumbim” se çfarë probleme ka Danja, por kjo e fundit u shpreh se është si kokrra e mollës.
Danja: Ti ke probleme të thella inferioriteti. Kështu që, dil, sqaroi jashtë, kuroji jashtë, sepse është e rëndësishme t’i kurosh për vete.

Lexo edhe :  Studimi fundit: Gratë që pinë duhan mund të hyjnë në menopauzë para moshës 45-vjeçare

Arsida: Ti çfarë problemesh ke për vete?

Danja: Unë nuk kam asnjë problem. E di si jam unë? Unë jam qelibarë.

Arsida: Duket.

Danja: Unë jam si kokrra e mollës. Them mos u merr me ‘të (me Arsidën), sepse nuk kam fytyrë pastaj t’i dal dajës tim, dhe gruas së dajës, para.

Arsida: Ti the qen, merr ilaçe…/E.T

Të fundit

Joe Biden nuk u ndahet gafave!/ “Happy Birthday” pa emër, bëhet virale (VIDEO)

Presidenti në largim Joe Biden së fundmi ka bërë një gafë gjatë pritjes së mirëseardhjes për anëtarët e rinj të Kongresit. Biden...

Pse Parashqevisë iu hoq e drejta të ishte prind për djalin e saj?

Elton Ilirjani doli sërish publikisht në emisionin “Top Story”, në Top Channel, duke folur mbi të rejat në jetën e Parashqevi Simakut, teksa në...

Mjegulla mbulon urën e famshme “Golden Gate” në San Francisco

Mjegulla e dendur ka kapluar qytetin San Francisco, duke mbuluar pjesërisht edhe urën e famshme “Golden Gate”. Fotografi mbresëlënëse të urës janë kapur nga...

Kanada, dy gra të favorizuara për të pasuar Trudeau pas dorëheqjes

Pas dorëheqjes së Justin Trudeau nga udhëheqja e Partisë Liberale dhe si kryeministër, të gjithë emrat e pasuesit të tij tashmë kanë dalë në...

Alarm në Britani për shkak të motit të keq, pezullohen fluturimet

Paralajmërime për shkak motit të keq dhe rrezikut të përmbytjeve janë lëshuar në të gjithë Anglinë. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen...

Lajme të tjera

Web TV