Është rikthyer energjia elektrike në qytetin e Fierit dhe në qytetin e Durrësit. Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për rreth një orë.
Burime për media bëjnë me dije se shkak I mungesës është bërë pasi ka rënë linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull Durrës.
Pikërisht rënia e kësaj linje shkaktoi ndërprerjen e energjisë në Fier, Vlorë, Sarandë, Lushnjë.
Ndërpreja e energjisë elektrike në Fier, bëri që disa fëmijë që ishin duke luajtur në një kënd lojërash mbetën në një varkë lëkundëse. Pas rikthimit të energjisë fëmijët kanë zbritur,./E.T