“49% e të rinjve shqiptarë jashtë pune dhe shkolle, sociologia: Gjeneratë e humbur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një realitet sfidues. Rreth 49.4% e të rinjve nuk janë as në punë dhe as duke ndjekur shkollën.

Ka një panoramë shqetësuese për të rinjtë shqiptarë të moshës 15-29 vjeç. Sipas INSTAT, gati gjysma e tyre (49.4%) nuk janë as të punësuar dhe as në arsim, sipas të dhënave që u referohen vitit 2023. Kjo kategori, e njohur botërisht si “NEET” (Not in Employment, Education, or Training), tregon sfidat e thella ekonomike dhe sociale me të cilat përballet rinia në Shqipëri.

Me dallime të theksuara gjinore dhe arsye të ndryshme për inaktivitetin, këto të dhëna reflektojnë një mungesë të qartë të programeve dhe politikave që mund të integrojnë këtë grup të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Duke analizuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (60.9% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0%).

Meshkujt e rinj kanë një përqindje më të lartë të papunësisë, me 60.9% që janë të papunë. Përkundër femrave, vetëm 1.9% e meshkujve rezultojnë të dekurajuar dhe 0.2% deklarojnë përgjegjësi familjare.

Përqindja e meshkujve të tjerë inaktivë është 37%, duke treguar një dinamikë të ndryshme nga femrat për arsye të inaktivitetit. Ndër femrat e reja, 39% janë të papuna, ndërsa një përqindje e konsiderueshme (25.3%) deklarojnë se janë të inaktive për shkak të përgjegjësive familjare.

Lexo edhe :  Kuvendi i rikthehet punës, seanca plenare mbahet të hënën

Një tjetër grup i femrave, 33.7%, renditen si të tjera inaktive, duke reflektuar mungesën e përfshirjes së tyre në aktivitete arsimore ose tregun e punës.

Sipas sociologes Marsida Simo, këto shifra ngrenë shqetësime të mëdha për politikëbërjen, duke theksuar nevojën për programe që fuqizojnë pjesëmarrjen e të rinjve, veçanërisht të grave, në tregun e punës dhe arsim.

“Pa masa konkrete për të trajtuar këto sfida, përqindja e të rinjve që mbeten jashtë sistemit arsimor dhe tregut të punës mund të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.”-shprehet ajo.

Sociologia Marsida Simo e cilëson këtë situatë si një “fenomen alarmues që reflekton pasojat e një politike të pamjaftueshme për të rinjtë”. Sipas saj, mungesa e programeve të dedikuara për fuqizimin e të rinjve dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për punësim dhe arsim është rrënja e problemit.

“Femrat, në veçanti, janë të prekura nga normat sociale dhe presionet që lidhen me rolet tradicionale familjare, duke i detyruar ato të mbeten jashtë tregut të punës dhe arsimit. Nga ana tjetër, për meshkujt, mungesa e mundësive dhe dekurajimi nga situata ekonomike krijojnë një hendek të madh në aktivizimin e tyre,” thotë Simo.

Ajo thekson se zgjidhja kërkon një qasje të gjithanshme, duke përfshirë programe të arsimimit profesional, trajnime dhe lehtësira për krijimin e një balance midis jetës profesionale dhe familjare për gratë. “Nëse nuk veprojmë shpejt, kjo gjeneratë e të rinjve rrezikon të mbetet një gjeneratë e humbur,” përfundon ajo./MONITOR/    S,M

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV