5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se në Rajon do të jetë Serbia vendi që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike me 4.2 për qind, ndjekur nga Kosova dhe Mali i Zi. Me Shqipërinë që qëndron pak më poshtë se mesi i tabelës, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dy shtet që pritet të kenë rritjen më të ulët ekonomike.

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të

“Një shifër pre 3.4 për qind, në kushtet aktuale të zhvillimit kombëtar, rajonal dhe më gjerë, në rrafsh ndërkombëtar mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, pavarësisht se mbetet larg asaj që do të sillte zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, thotë për A2 CNN Elvin Meka, ekspert ekonomie.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian dhe të ardhurat nga turizmi.

Po sa vlejnë këto parashikime për Shqipërinë? “Shifra pre 3.4 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me s rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë ndërtimi dhe aktivitetet të pasurive të patundshme”, thotë Meka.

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të

“Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet”, vlerëson Banka Botërore duke nënvizuar se Shqipëria rrezikohet kryesisht nga ndryshimet klimaterike, zhvillimet gjeopolitike, epidemitë shëndetësore, siguria kibernetike dhe çmimet.  “Janë kërcënime që edhe ne i dimë dhe i ndejmë. Unë do të veçoja ndryshimet klimatike dhe përshkallëzimet e mundshme të konflikteve në botë”, thotë Meka.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja të gjitha në rënie, euro më 'e brishta'

Parashikimi i Bankës Botërore për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë gjatë këtij viti është më pesimist se ai i Ministrisë së financave që pret një zgjerim të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.9 për qind. /    S,M

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV