Fushatë me “prokurorë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Ka nisur edhe viti 2025 me dokrra akuzash dhe prokurorësh. Ishte thirrur në SPAK, por ka marrë me vehte edhe disa mitingashë, pasi duhej të jepte deklarata “prokurorësh”. Fushata e Berishës, thuajse ka nisur e zbehtë, e vakur, dhe plot paqartësi. Një parti e pabashkuar, me struktura të dyzuara, një forcë politike që mbijeton mbi proceset penale ndaj kryetarit, natyrisht nuk mund të ketë qasje pushteti. E mbylli vitin me SPAK-un dhe e nisi me SPAK-un. E mbylli me akuza ndaj kreut të saj Dumani, dhe e nisi me akuza ndaj tij. Si mund të ndodhë kjo nga një politikan karriere tashmë.

Nga një kryetar partie, ish-kryeminister dhe ish-president vendi. Partia Demokratike realisht gjendet në pikën e “vlimit”, drejt shpërbërjes. Ajo forcë politike nuk ka as program dhe as alternativë, për të frymëzuar njerëzit e saj ta votojnë. E vetmja “armë” e përdorur dhe pritet të përdoret prej saj në fushatë, mbetet lufta ndaj prokurorëve. Beteja ndaj tyre, mbetet beteja personale e kryetarit të saj Sali Berisha. Por ç’taksirat kanë anëtarët dhe mbështetësit e saj, që të mbeten sërish pa “kokë” drejtuese ?

Kjo për faktin sepse , përballë një Edi Rame që të “mbyt” me punë, projekte, investime, dhe plane ambicioze për të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve, natyrisht duhet gjetur “ganxha shpëtuese”. Dhe ajo, është beteja ndaj prokurorëve, të cilët nuk “lënë rehat” kryetarin e PD-së, dhe duan ti japin “pushtetin dhe mandatin e katërt PS”.

Forma dhe skenari, janë diletantizëm politik. Për zgjedhjet e 2025, Partia Demokratike, duhej të ishte e maksimalizuar në ide, programe, alternativa, prurje të reja, dhe bashkëpunime afatgjata me aleatët e saj brënda dhe jashtë vendit. Braktisja ka nisur para 10 viteve, dhe ka gjasa të thellohet gjatë, dhe pas fushatës për zgjedhjet e reja të 11 Majit 2025. Nuk mund të bësh fushatë me flamujt e akuzave, ndaj kryetarit të partisë. Ato probleme i takojnë organeve të drejtësisë.

Lexo edhe :  Ngërçi i SPAK me 21 Janarin

Partia ka detyrime të tjera që lidhen me vijueshmërinë e punës së strukturave nga qendra në bazë, funksionimin e tyre, organizimin e fushatave dhe detyrimet që rrjedhin ndaj anëtarësisë, dhe padyshim marrjen e përgjegjësive për humbjet  elektorale.

Një parti politike, nuk jeton dhe punon për hallet dhe problemet e individit, qoftë ky dhe kryetari saj. Kjo gjithmonë kur ka ndodhur, ajo parti politike, është zgërlaqur dhe ka humbur çdo palë zgjedhje. Duke mos gjetur gjëkundi rrugë të reja frymëzimi  për t1% ngritur “peshë” bazën e partisë, si dhe duke mos gjetur dhe hartuar programe të reja qeverisëse, PD sot ka mbetur tek i vetmi “stacion” electoral, beteja me prokurorët. Kjo për faktin sepse, beteja me Edi Ramën, pothuajse quhet e humbur. Megjithatë Berisha nuk “tutet” kollaj. Edhe humbjen e 11 Majit, do ta faturojë tek dikush, që ndoshta e ka gjetur me kohë. Kjo për të mbajtur sërish postin  e kryetarit, pa të cilin nuk ka arsye të merret më me SPAK./    S,M

Të fundit

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike,...

Rasti përjashtimor dhe ndotja e politikës

Nga Ben Andoni Koha e afrimit të fushatave politike është mundësia më e madhe e publikut për të parë se deri ku kanë arritur politikanët...

Lajme të tjera

Web TV