Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se në valixhen e një shtetasi kosovar janë gjetur 50 fishekë.
Të dyshuarit i është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, burri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt – thekson Policia e Kosovës.
“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë.
Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin e Policisë.
Rasti është raportuar rreth orës 11:50 më 05.01.2025, ndërsa Policia rastin e ka klasifikuar si “armëmbajtje pa leje”./e.t