Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.
Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta. Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.
“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.
Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja./ S,M