Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi shprehu gatishmërinë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues në vitin 2011, por tha se nuk është thirrur ende nga SPAK për këtë çështje.

Ai e përshkruan ngjarjen si një moment të rëndësishëm të presidencës së tij. Sipas Topit, politika nuk ka qenë e motivuar të ndjekë gjyqin e kësaj ngjarjeje, duke kritikuar edhe mosveprimin e Kryeministrit Edi Rama.

Topi përmendi gjithashtu mbylljen e komisionit hetimor të 21 janarit pa një raport përfundimtar, duke e cilësuar këtë si një mungesë përgjegjësie nga politika. Ai theksoi se pas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013, duhet të ishte hapur një procedurë për të rigjallëruar hetimet për ngjarjen.

Për SPAK, Topi e vlerësoi atë si institucionin e vetëm funksional në Shqipëri, duke e mbështetur punën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Unë kam thënë të vërtetat e mia. Për 21 janarin ka edhe aktorë të tjerë, aktorë të terrenit, grupimet politikë, institucionet, ata që kanë operuar në terren, duke nisur me mediat, por edhe me njerëzit e ligjit. Nuk e kam trajtuar specifikisht 21 janarin, por është pjesë e udhëtimit tim presidencial, ku patjetër ngjarja e 21 janarit është ngjarje qendrore. Libri i takon 2018 dhe nuk është shkruar menjëherë kur kam lënë presidencën.

Duhet të kemi respekt për institucionin, është në juridiksionin e tyre që të mendojnë edhe metodikën e gjitha me radhë. Di të them që u bënë 14 vite që unë flas për 21 janarin. Politika duhej të ishte kujtuar për ti bërë gjyqin për 21 janarin, se nëse drejtësia ka në dorë çështjen, unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por dua të them që politika s’ka qenë e motivuar për ta bërë gjyqin e 21 janarit”, tha Topi./    S.M

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini me çorape?

Gjumi me çorape shpesh shkakton debate të mëdha. Disa e duan atë, veçanërisht gjatë dimrit, ndërsa për të tjerët...

Rikthehen kreditë e buta! Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota

Pas pothuajse një dekade në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si kreditë e buta. Me...

Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta...

Rriten kostot e ngjitjes në Everest/Alpinistët do të paguajnë 14,500 € në sezonin e pikut

Ngjitja e Everestit po bëhet më e shtrenjtë pasi Nepali ka vendosur të rrisë tarifat e lejeve me 36% për herë të parë në...

Hapet“Muzeu i Fëmijëve të Luftës”në Prishtinë,pikturat tregojnë tmerret e luftës

Një nga lëvizjet e para të administratës Trump do të jetë vendosja e ushtrisë përgjatë kufirit, veçanërisht me Meksikën. Një muze i ri hapet në...

Lajme të tjera

Web TV