“Kujdes higjenën”/ Zyra e OBSH në Tiranë jep detaje mbi metapneumovirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së, kanë publikuar disa informacione të përgjithshme lidhur me metapneumovirusin sipas të dhënave deri më 5 Janar 2025.

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë. Ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Virusi ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.

Si përhapet hMPV?

 

 

Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.
Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
Simptomat kryesore

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

Kush është në rrezik?

Foshnjat dhe të moshuarit.
Personat me imunitet të dobësuar.
Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema.
Pasojat e mundshme
Në raste të rënda, hMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

Si të parandalojmë përhapjen e hMPV?

Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët.
Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer.
Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.
Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.
A ka trajtim ose vaksinë kundër hMPV?
Aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik. Medikamentet pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, ndërsa inhalatorët mund të përshkruhen për pacientët me fishkëllimë ose kollë të rëndë.

Lexo edhe :  Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Situata aktuale në Kinë

Sipas raportit të fundit të 2 janarit 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) është në rritje të pritur për dimrin, por në krahasim me vitin e kaluar aktiviteti i gripit është më i ulët.

Mesazhi për qytetarët:

Parandalimi i përhapjes së hMPV dhe patogjenëve të tjerë respiratorë është i mundur duke ndjekur masat bazë të higjienës dhe këshillat mjekësore. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!/K.K

Të fundit

Sovraniteti energjitik/ Rama: Edhe sikur bota të kthehet përmbys, do kemi energjinë tonë

Edi Rama foli në konferencën nga OSHEE për uljen e energjisë elektrike, se Shqipëria do kthehet në një vend sovran...

Shenjat që tregojnë që jeni një prind i mirë

Shumë prindër shqetësohen se nuk po ia dalin mbanë siç duhet me fëmijët. Aq më tepër prindërit modernë, të cilët kanë standarde të larta...

Irani liron nga burgu gazetaren italiane, niset me aeroplan për në shtëpi

Gazetarja italiane Cecilia Sala është liruar. Ajo ishte e ndaluar në Iran, në burgun Evin, që nga 19 dhjetori, shkruajnë mediat e huaja. Palazzo Chigi...

Zbardhja e vrasjes së Ramazan Mataj, çfarë u zbulua nga përgjimet

Përgjimet ambientale nga ana e policisë në banesën e familjes Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës, çoi në zbardhjen e detajeve rreth vrasjes së 33-vjeçarit...

Rovena Stefës i bëjnë “magji” brenda shtëpisë së BBV?

Këngëtarja Rovena Stefa, banorja e Big Brother VIP Kosova, është përballur së fundmi me një situatë të çuditshme teksa ka gjetur në krevatin e...

Lajme të tjera

Web TV