Dashamir Shehi, kreu i LZHK foli për drejtësinë e re, si edhe për çështjen e Ilir Metës, i cili u paraqit këtë të martë para SPAK , ku është marrë në pyetje si person nën hetim.
Shehu u shpreh se SPAK ka dhënë një shpresë të re për qytetarët, duke nënvizuar se është krijuar frymë besimi, nga mënyra se si po punohet, pasi drejtësia , shtoi ai po jep frytet e saj.
“Unë politikisht i kam dhënë të gjithë mbështetjen time SPAK. Diçka po bëjnë, njerëz që janë konsideruar të paprekshëm janë detyruar të dalin para SPAK. Nëse ka probleme me drejtësinë apo kanë abuzuar me fondet publike është e mira që të përgjigjen edhe këto, s’mund të ketë drejtësi vetëm për fukarenjt. Pra mund të them që SPAK duhet t’i shtohen njerëzit, duhet t’i shtohen fondet. Drejtësia po jep frytet e saj. Ato që shkojnë tek dyert e SPAK tani shkojnë për çështje penale”, tha ai./e.t