Mjegulla mbulon urën e famshme “Golden Gate” në San Francisco

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjegulla e dendur ka kapluar qytetin San Francisco, duke mbuluar pjesërisht edhe urën e famshme “Golden Gate”. Fotografi mbresëlënëse të urës janë kapur nga fotoreporteri i Anadolu-t nga lokacioni Marin Headlands.

Ura “Golden Gate” në San Francisco të Kalifornisë në SHBA është simbol i qytetit dhe një nga urat më të famshme në botë.

“Golden Gate” mori emrin e saj nga ngushtica që ndan qytetin nga Oqeani Paqësor. Ura u ndërtua nga viti 1933 deri në 1937 ndërsa u hap për publikun më 28 maj 1937.

Ajo peshon 887 mijë tonë, ndërsa shtrihet në gjatësi prej 1.280 metrash. Pas ndërtimit të saj u konsiderua si ura më e madhe e varur në botë./K,K

Të fundit

Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip

Endri Çekiçi, Etrit Berisha, Florian Kamberi, Kastriot Dermaku dhe Sokol Cikalleshi janë pa ekip dhe në kërkim të minutave...

Si frika ju çon që të jeni kush nuk jeni

Frika është një emocion mbrojtës, një përgjigje që mendja jonë aktivizon në rast rreziku. Frika se nuk mund të kënaqësh pritjet e vetes ose...

Ukraina pretendon se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra...

Panamaja kundër Trump: Sovraniteti i Kanalit nuk është i negociueshëm

Sovraniteti i Kanalit të Panamasë nuk është i negociueshëm, deklaroi presidenti, José Raul Mulino në përgjigje të kërcënimeve për aneksim nga presidenti i zgjedhur...

Fluturimet direkte me Izraelin/ Rama: Lajm fantastik për forcimin e marrëdhënieve

Shqipëria dhe Izraeli do të kenë lidhje me fluturime direkte. Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në platformën X, ku shkruan se kjo është një mundësi...

Lajme të tjera

Web TV