Ndërroi jetë nga kanceri, fëmijët e këngëtarit të njohur në sherr për gurin e varrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur i muzikës turke, Turgut Karataş ndërroi jetë një muaj më parë, në dhjetor.
61-vjeçari nga Ankaraja po trajtohej prej kohësh nga kanceri në mushkëri.
Por në mediat turke është bërë kryefjalë sherri mes 5 fëmijëve të tij, pas vdekjes së babait. Në fakt, këngëtari turk ka patur konfikte më fëmijët e tij, ku përveç Eylem Boran, hodhi poshtë të tjerët pak para vdekjes.

Ai tha: “Kanë 27 vjet që jetojnë me paratë e mia, a kanë fituar ndonjëherë para vetë?”. Konflikti mes motrave është zhvilluar edhe në rrjetet sociale. Eylem Boran kishte shkruar “Babai im i dashur” në gurin e varrit të të atit.

Özlem Sülü shkoi në varreza dhe ndryshoi mbishkrimin në “Babai ynë i dashur” dhe bëri deklaratën e mëposhtme: “Nuk është vetëm babai yt, ai ka pesë fëmijë. Përderisa ju shkruani “Babai im”, unë do të shkruaj “Babai ynë”. Le të prehet në paqe babai im në varrin e tij”.
Eylem Boran fajësoi motrat e saj në një postim duke thënë: “Ju keni luajtur me trupin e gjallë të babait tim, unë nuk do të luaj me të vdekurin e tij. Nëse babai im është sot në tokë, kjo është puna juaj. Kanceri nuk e shkatërroi babanë tim, mosmirënjohja juaj e shkatërroi. Ata që nuk kanë ardhur në varr për 15 ditë, nuk mund të vijnë sot dhe të ndryshojnë shkrimin në gurin e varrit”./K.K

Të fundit

Bleona Qereti bëhet gati për Big Brother, firmos kontratën me produksionin

Këngëtarja e famshme Bleona Qereti thuhet se do jetë një nga banorët e Big Brother Vip Albania, në këtë...

“Furçe dhëmbësh dhe këpucë rozë”, Elton Ilirjani rrëfen çfarë kishte çanta e Parashqevisë

Ndërsa rrëfeu takimin mes Parashqevisë dhe djalit të saj, Elton Ilirjani rrëfeu për Top Story dhe një moment tjetër të trishtë. Ai tregoi se...

PD nis premtimet elektorale/ Do heqim mesataren për universitetet, fituesit sipas meritës

Deputetja e PD Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të edukimit ka sjell zotimin e Partisë Demokratike për të hequr ndalimin në bazë mesatare për...

FOTO: Ky është Adriatik Roshi që u dhunua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane

Personi që shihni në foto është Adriatik Roshi, 48-vjeçari i cili më 5 janar u dhunua barbarisht në një berberhanë në Tiranë. Si pasojë e...

Narcistët e dhunshëm rriten nga prindër që bëjnë këto 3 gjëra

Si prindërit rrisin fëmijë narcistë. Konkluzionet vijnë nga një studim spanjoll i 591 adoleshentëve. Kërkimet tregojnë se narcistët e dhunshëm rriten nga prindër që: 1- U...

Lajme të tjera

Web TV