Rusia pretendon se forcat e saj kanë kapur qytetin në vijën e parë të Kurakhovës në rajonin e Donteskut, në lindje të Ukrainës.
Ky qytet ka marrë goditjet më të rënda nga avancimet ruse në muajt e fundit dhe është një hap i rëndësishëm drejt qendrës logjistike kyçe të Pokrovskut.
Ukraina nuk e ka pranuar rënien e Kurakhovës, e cila ndodhet 35 km (21 milje) në jug të Pokrovskut.
Luftimet e ashpra kanë vazhduar gjithashtu në rajonin e Kurskut në Rusi në ditët e fundit, pas një kundërsulmi të lançuar nga Ukraina të dielën.
Një imazh i marrë nga mediat sociale dhe i siguruar nga agjencia e lajmeve “Reuters” duket se tregon një ushtar që mban një flamur rus në Kurakhove.
Viktor Trehubov, zëdhënës i grupit të forcave të Ukrainës Khortytsia, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se, deri të hënën në mëngjes, forcat ukrainase ende po luftonin me trupat ruse brenda Kurakhovës./K.K