Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë kombëtar të Francës, ka vdekur në moshën 96 vjeçare.
Ish-parashutisti, i cili udhëhoqi partinë nga viti 1972 deri në vitin 2011 kur u quajt Fronti Kombëtar, ndodhej në një institucion kujdesi për disa javë dhe vdiq mesditën e së martës.
Le Pen tronditi establishmentin politik francez kur papritur arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në 2002, me përzierjen e tij të ashpër të populizmit dhe karizmës.
Ai u pasua në postin e shefit të partisë nga vajza e tij, Marine Le Pen , e cila që atëherë ka kandiduar për presidencën tre herë dhe e ktheu partinë, tashmë të quajtur Tubimi Kombëtar, në një nga forcat kryesore politike të vendit./K.K