8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Opozita e sotme e dalë nga PD-ja e 2021-shit është realisht konfiguracioni i “Barit”, pra i post non grata, konfiguracioni i vendimit të Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, e mbi të gjitha konfiguracioni i skizmës reale politike që shkaktoi skizmën më të madhe në PD pas vitit 2005.

Më 8 janar 2022, ashtu si në historiografinë e betejave klasike të vjetra kishim dy palë; një palë që donte të ruante selinë e Partisë Demokratike e të mos e lejonte të pushtohej nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, dhe pala tjetër që përbëhej nga Berisha dhe grupi i tij që donin ta pushtonin.

Si në betejat klasike, kishim gjeneralë, kolonelë, por mbi të gjitha ushtarë. Ushtarë të ndarë sipas njësisë, specialitetit, pore dhe detyrës.

“Vrana Konti” i ruajtjes së godinës së PD-së ka qenë Lulzim Basha, i cili ka hartuar planin për të blinduar dyer, dritare dhe mure, si dhe ka miratuar planin e mbrojtjes, bashkë me grupin e zjarrit që e mbrojti, duke u ekspozuar.

Basha, i nënvlerësuar nga mbështetësit e Berishës, mori përsipër mbrojtjen e kalasë. E cila ju la në besë një grupi militantësh të PD-së që vinin nga degët e partisë në zonat bastion të opozitës. Shkodra, Elbasani, Durrësi, por edhe degë të tjera, kanë pasur pjesën kryesore të detyrës për të mos e lënë selinë e PD-së që të mos pushtohet nga Sali Berisha.

I cili shpalli fermanin publik se do të digjte SHQUP-in, ku siç pamë, ndërseu jo vetëm njerëz por edhe mjete mesjetare si qysqi, leva, dash kundër portave, si dhe municion shoqërues.

Pas një beteje epike prej disa orësh, Sali Berisha dhe radha e tij nuk e mori kalanë. Lulzim Basha fitoi betejën dhe nxori në ajër të pastër Grida Dumën, Ervin Salianjin me stap në dorë, ndërkohë që bashkë me Gaz Bardhin doli para mediave për të treguar pasojat e sulmit të “Atilës”.

Lexo edhe :  Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

Në fakt 9 janari ishte politikisht edhe më i rëndësishëm sesa 8 janari edhe pse më pak i zhurmshëm. At ditë ne pamë dorëheqjen e Agron Gjekmarkajt nga nënkryetari i PD, që ishte shenja e një zhvillimi që nuk u dha i qartë nga mediat. Pastaj pak nga pak ndodhën shumë gjëra.

Nisi revolta e Gridës dhe Saljanjit, për tu ndjekur më pas nga Gaz Bardhi, e me radhë deputetët, të cilët u gjendën jashtë një projekti që Lulzim Basha e kishte projektuar me atë organizëm që ai e emërtoi Kolegji i Kryetarëve, staturor si funksion. i cili mori fuqinë politike të drejtimit të PD-së. Basha e projektoi PD e tij me bazën, e cila nuk i donte deputetët. Basha u bë aleat me bazën dhe jo me deputetët. Ndaj ata e braktisën.

Pas 8 janarit 2022, në PD rrodhën shumë ujëra, pati mjaft trauma, që ndoshta në mënyrë dialektike kanë sjellë atë konfiguracion që ne kemi sot. Por ajo që mund të thuhet pa mëdyshje, 8 janari ishte ndarja e Sali Berishës me strukturat 34 vjeçare të PD-së. Një proces që është parë qartë në çdo manifestim, tubim, protestë, bllokim, por mbi të gjitha në proceset zgjedhore që janë zhvilluara pas 8 janarit 2022.

Që do të thotë: 6 marsi 2022 dhe 14 maji 2023. Më 6 mars Berisha mori me qira vulën dhe struktura të Ilir Metës dhe grupe pranë mazhorancës, kurse më 14 maj pësoi disfatën më të madhe politike si politikan në krye të PD-së.

Por, disfata reale ndodhi më 8 janar. /   S,M

Të fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen

Juristi Kreshnik Spahiu tha se vota e Diasporës do e groposë Opozitën dhe në veçanti PD-në, teksa e quajti...

Përkushtim për të avancuar procesin transformues drejt përkatësisë evropiane

Nga President, Bajram Begaj   Është kënaqësi të ritakohemi këtë fillim viti. Çdo takim yni i shërben forcimit të marrëdhënieve midis vendeve tona dhe angazhimit për...

Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë botën po përcjellin me shqetësim planet e Uashingtonit, pasi presidenti i sapobetuar amerikan,...

PS dhe PD me formulën më “jep të jap” për Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste kërkon afrim të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, ndërsa Partia Demokratike synon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të mundësuar pjesëmarrjen...

Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump ka pezulluar fluturimet e refugjatëve afganë që kishin shpëtuar nga talebanët dhe ndodheshin në periudhë kalimtare në Shqipëri. Në...

Lajme të tjera

Web TV