Danezët reagojnë ndaj komenteve të Trump për Groenlandën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ishulli më i madh në botë është një vend me rendësi gjeopolitike, që jo vetëm Shtetet e Bashkuara por dhe të tjerët kanë dashur ta kontrollojnë për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë. Aty gjenden sasi jashtëzakonisht të mëdha të naftës dhe gazit si dhe disa minerale të rralla që momentalisht furnizohen kryesisht nga Kina.

Ajo që e bën Groenlandën të rëndësishme është pozicioni gjeografik pasi shtrihet në Arktik mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Evropës.

Siç shpjegon profesori i sigurisë dhe mjedisit në Universitetin e Ohajos, Geoff Dabelko, ishulli më i madh në botë tani zë vend “qendror në konkurrencën gjeopolitike dhe gjeoekonomike në shumë mënyra”, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ishulli që 80 për qind të territorit të tij e ka të mbuluar me shtresë akulli është një rajon ku moti po ngrohet katër herë më shpejtë se në pjesë tjera të botës, sipas shkencëtarit mbi mjedisin në Universitetin e Nju Jorkut, David Holland. Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit po krijon mundësinë për të shfrytëzuar tokën jashtëzakonisht të pasur të Groenlandës.

Aty ka minerale të vlefshme dhe të rralla të nevojshme për industrinë e telekomunikacionit. Shumë prej këtyre mineraleve sigurohen kryesisht nga Kina.

Aty ka uranium, por edhe dhe një sasi të madhe nafte e gazi natyror që dikur ishte i paarritshëm, por që tani janë shtuar gjasat për ta marrë.

Banorët e kryeqytetit danez Kopenhagën reaguan me habi të mërkurën pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump tha se donte të merrte nën kontroll ishullin në Arktik, një territor autonom i Danimarkës.

“Është një gjë e çuditshme të kërcënosh vendet aleate dhe sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë po bën ai”, tha pensionistja daneze Brigitte Jakobsen.

“Më duket jashtëzakonisht qesharake. Nëse do diçka nga Groenlanda, kjo nuk e respekton faktin që jemi vende aleate”, thotë Jeppe Finne Sorenson, banor i Kopenhagës.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili e merr detyrën më 20 janar, nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Lexo edhe :  Injoroni Musk, do të ndjeni shpejt përfitimet e politikave Laburiste në xhepin tuaj

“Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Ma kanë thënë këtë për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara se të garoja për president. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore mbi ishullin. Por nëse kanë, ata duhet të heqin dorë sepse kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare dhe për të mirën e botës së lirë. Aty qarkullojnë anije kineze, anije ruse dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur Trump.

Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në ishullin e pasur me burime natyrore të martën që ka disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës.

“Nuk jam i shqetësuar. Ai thotë gjëra të tilla dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mos prekemi shumë nga ajo që thotë, thjesht përpiquni ta shpërfillni”, thotë banori tjetër i Kopenhagës Brian Kristensen.

Në vitin 2019, Presidenti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë pasi kryeministrja Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë e tij për blerjen e Groenlandës nga Uashingtoni.

“Asnjëherë nuk është tërësisht e qartë se çfarë do të thotë Trumpi. Ai mund ta ketë seriozisht tani. Herën e fundit, para tetë vjetësh, kur tha diçka të ngjashme ne të gjithë menduam se ishte qesharake. Ai duket se e ka seriozisht tani, ndoshta thjesht po përpiqet të na bëjë trysni për diçka duke shfrytëzuar Groenlandën”, thotë banori i Kopenhagës, Jeppe Sorenson.

Groenlanda, me popullsi prej 57,000 banorësh, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet. Ishulli tani vetë-qeveriset si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze. (For WEB) Marrëdhëniet e Groenlandës me Danimarkën kohët e fundit janë tensionuar për shkak të akuzave për keqtrajtim të banorëve të ishullit nën sundimin kolonial.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për ta kontrolluar Groenlanden për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë./VOA/kb

Të fundit

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të...

Lajme të tjera

Web TV