PD nis premtimet elektorale/ Do heqim mesataren për universitetet, fituesit sipas meritës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të edukimit ka sjell zotimin e Partisë Demokratike për të hequr ndalimin në bazë mesatare për të konkuruar për një shkollë të lartë.

Sot në Shqipëri nëse një i ri ka një mesatare 6.5 e poshtë nuk i lejohet të konkuroj për të marr arsim të lartë. Zhupa shprehet se kjo merr fund me fitoren e Partisë Demokratike dhe të rinjtë në vitin e ri akademik në tetor do të mund të shkojnë në shkollën që fitojnë, sipas preferencës dhe meritës.

“Ne do të duhet të punojmë që e ardhmja e të rinjve të jetë e begatë, të jetë në vazhdimësi të ëndrrave të tyre dhe jo të pengohet për çdo gabim të të shkuarës”, përfundon Zhupa

Mesazhi i plotë i Ina Zhupës:

Nëse je sot një i ri në Shqipëri, që mbaron gjimnazin me mesatare nën 6.5 bashkë me provimet e maturës, ti e ke të pamundur të shkosh në një shkollë të lartë.
Kjo është mesatarja e partisë që ka vendosur qeveria Rama, duke i hequr të drejtën çdo të riu për të vazhduar shkollën e lartë.

Një 15-18 vjeçarë që për arsye ekonomike, sociale, ndonjëherë papjekuri moshe apo dhe shëndetësore nuk ka mundur të garantoj një mesatare më të lartë se 6.5 merr një damkë për gjithë jetën, pamundësinë për të vazhduar shkollën e lartë që do dhe për  të pasur një të ardhme më të mirë.

Kjo praktikë merr fund me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Në vitin e ri akademik në tetor çdo i ri do të mund të shkoj në shkollën që fiton, sipas preferencës dhe meritës. Ne do të duhet të punojmë që e ardhmja e të rinjve të jetë e begatë, të jetë në vazhdimësi të ëndrrave të tyre dhe jo të pengohet për çdo gabim të të shkuarës. /e.t

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV