Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një sfidë e rëndësishme, por që është bërë e mundur falë vullnetit politik.

Ai shpjegoi në detaje procedurën e re që përdor teknologjinë për të garantuar identifikimin dhe verifikimin e votuesve. Procesi i regjistrimit realizohet përmes aplikacionit të KQZ ose faqes së saj zyrtare, ku votuesit nga jashtë mund të hyjnë në platformën për regjistrimin.

Fillimisht, individi duhet të hapë një llogari personale duke futur numrin e tij të identifikimit, datëlindjen, vendlindjen, një numër celulari që mund të jetë nga vendi i banimit aktual dhe një adresë emaili.

Një element i rëndësishëm i këtij procesi është verifikimi përmes kamerës së telefonit celular, ku votuesi duhet të jetë personalisht i pranishëm para kamerës gjatë regjistrimit. Sistemi dallon automatikisht nëse përballë kamerës është një person i gjallë apo një fotografi dhe, në rast të fundit, regjistrimi nuk lejohet. Pas përfundimit të këtij verifikimi, përdoruesit i dërgohet një kod identifikues që duhet të ngarkohet në platformë për të përfunduar procesin. Dokumentacioni që provon adresën e banimit jashtë vendit duhet gjithashtu të ngarkohet për të plotësuar kërkesën.

KQZ, pas marrjes së të dhënave, kryen një verifikim dhe, nëse çdo gjë është në rregull, regjistron individin si votues. Fleta e votimit i dërgohet më pas atij. Celibashi nënvizoi se është e rëndësishme që individi të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi deri në momentin e mbylljes së procesit më 4 mars. Ai e quajti këtë qasje një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe përfshirjes së diasporës në proceset demokratike të vendit, duke theksuar se përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë rrit integritetin dhe ndihmon në eliminimin e manipulimeve./    S,M

Të fundit

(Vetë) Vrasja e elitave

Ilir Yzeiri Fatkeqësia më e madhe e një shoqërie është mungesa e atyre shqisave që hetojnë sëmundjen kolektive që pllakos...

PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 11 majit/ Bardhi mbledh grupin, Berisha krerët në qarqe

Partia Demokratike ka nisur tashmë përgatitjet organizative sa i përket zgjedhjeve të 11 majit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen...

Shtëpia e aktores së njohur përfshihet nga zjarret masive në Los Angeles

Shtëpia e aktores Leighton Meester dhe bashkëshortit të saj, aktorit Adam Brody, është shkrumbaur nga zjarret masive të cilat kanë përfshirë  Los Angeles. Fotografitë tronditëse...

Apartamente, automjete e llogari bankare/ SPAK konfiskon pasurinë e 5 personave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 08.01.2025 kërkesën për konfiskimin...

Hyn në fuqi ligji, Kosova nuk do zhdoganojë makina më të vjetra nga 10 vjet

Nga 1 janari 2025, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësinë të zhdoganojnë automjete më të vjetra se viti i prodhimit 2015. Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV