Barcelona mposht pastër Athletic Bilbaon dhe është finalistja e parë e Superkupës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona është skuadra e parë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi triumfoi 0-2 përballë Athletic Bilbaos në Riad.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar edhe pse rezultati nuk e reflekton këtë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 17 nga mesfushori i talentuar, Gavi që po paraqitet mjaft mirë edhe pse sapo është kthyer nga një dëmtim 1-vjeçar.

Katalanasit arritën ta dyfishonin rezultatin në minutën 52-të me anë të golit nga “djali i artë” i tyre, Lamine Yamal. Edhe pse përpjekjet e Bilbaos u shtuan në pjesën e dytë, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2.

Pas këtij triumfi blaugrana do presë në finale fituesin e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Mallorca-s./ D.C

Të fundit

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Lajme të tjera

Web TV