Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike.

Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë kur ndryshimi nuk arrihet dot me zgjedhje të përgjithshme.

I.

Dhe kjo ndodh kur elektorati që do të votojë ka hyrë në një proces pëlqimi patologjik dhe thotë: unë dua vetëm këtë lider, dhe askënd tjetër. Dhe kjo gjendje sigurisht që sjell një revoltë të brendshme të pakicës votuese.

Në fakt kjo gjendje e tillë sunduese, shpesh është bërë shkak për revolucion.

Po revolucioni demokraci është?

Revolucioni si rregull sjell diktaturën e një individi apo të një grupi njerëzish.

Atëherë, çfarë duhet të bëjë ajo shoqëri që ndien se votimi i lirë nuk i sjell zhvillim në qeverisje, sepse elektorati ka humbur drejtimin logjik në zgjedhjen e kryetarit të shtetit?

II.

Këto janë rastet kur shoqëritë humbasin arsyen, por kjo është pikërisht arsyeja që anglezët edhe pse bënë revolucion e kuptuan që mbreti për ta do të ishte një domosdoshmëri në mbretërimin e tij në një monarki Demokratike kuptohet drejton shumica parlamentare, dhe jo mbreti.

Por cili është ndryshimi që krijon një zhvillim të ri?

Largimi nga kreu i shtetit i një individi që ka dhjetë vite që po ju drejton, pa thënë asgjë dhe pa bërë asgjë, veç faktit që del në televizion si kryeministri i shtetit, siç bën edhe Edi Rama, për arsyet që përmendëm bëhet pengesë për zhvillim.

Po ky lloj kryeministri, nuk e kupton që ai është bërë pengesë në zhvillimin kombëtar?

Ai e kupton si kryeministër që brenda mendimit të tij konkurrojnë dy interesa: interesi i zhvillimit të mëtejshëm kombëtar, dhe interesi patologjik i tij për të pasur pushtet, sepse ai i ka marrë votat e elektoratit.

Po e kuptoi këtë dhe është një individ që përkrah progresin, do anojë nga interesi kombëtar, por nëse është një individ i sëmurë nga uni i tij i verbër që e sundon, sigurisht që ai do të anojë nga kënaqësia patologjike që i jep sundimi i tij me një pushtet të dhunshëm personal.

Po kryeministri Rama?

III.

Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Po pse zvarritet Saliu me domosdonë e tij për të qenë kryetar i Partisë Demokratike?

Sepse aktualisht është i kapur nga ligji. Por Saliu këtë lloj zvarritje si kryetar e ka një deviacion psikik: ai e ka dashur dhe e do gjithmonë, dhe vazhdimisht do të dojë të jetë një i parë i shtetit.

Lexo edhe :  Ekziston një mënyrë për të mposhtur një kontroll të së djathtës ekstreme

Dhe kjo është në favor të Ramës dhe të Partisë Socialiste. Por që, pikërisht për këtë kënaqësia abstrakte që ka pushtuar Saliun si zakon, Ramën e ka gëzuar, por ama, kur flet ai nuk thotë asgjë. Latinët e mëdhenj kësaj i kanë thënë: fjalë, fjalë dhe veç fjalëve asgjë (verba verba praeter et aque nihil)

Por ne e dimë që nga asgjëja vjen gjithmonë asgjë. Por e dimë gjithashtu se njerëzit e mbërthyer nga padia dhe nga egoja për pushtet, asgjënë e ngrenë në qiell si gjithçka.

Po padia si akuzë penale që ka Saliu sot, çfarë ka krijuar në shoqërinë shqiptare?

Kjo po duket se është duke krijuar një roman me titull: Fati i Saliut dhe Forca e Drejtësisë Amerikane.

Pse ka dalë ky roman?

Sepse Saliu, që ndërkohë ka rënë në korrupsion me gjithë familjen e tij, mendon se mund të blejë forcën amerikane.

Dhe po kërkon të çorientojë përkrahësit e tij, të cilët të vetmen gjë që dinë, është që ata nuk dinë asgjë.

Por ne e dimë që nga asgjëja vjen asgjë.

Atëherë?

Asgjë, dhe prandaj kuptohet që Saliu po lodhet kot; sepse jashtë gjykatës që do ta gjykojë, nuk ka asnjë forcë tjetër që mund ta çlirojë atë nga akuza.

IV.

Por Saliu po lufton, kot po lufton ai?

Ai ka të drejtë të ketë delirin e tij siç e ka pasur ngaherë në jetën e tij politike, por deliri nuk të jep arsye, por një optimizëm të rremë që ti mendon se do të pushtosh gjithçka.

Po me kë do ta fitojë?

Me atë që ju thashë: me asgjënë. Delirantit asgjëja i duket gjithçka, dhe kjo i jep forcë të luftojë për të derisa atij t’i bien fuqitë.

Edhe Saliu në këtë luftë ka hyrë?

Kështu duket, se pikërisht në këtë luftë ka hyrë: nga asgjëja te mbërrijë gjithçka, por që këtë do t’ia japë asgjëja.

Kurse psikologët e mëdhenj na kanë thënë se shpesh në gjendjet delirante të çojnë dëshirat e papërmbajtura që kanë të bëjnë me pushtetin politik./   S.M

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV