Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e së enjtes në SPAK.
Mësohet se Abule po pyetet në lidhje me çështjen hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.
Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. /e.t