Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar-dhjetor tregojnë se kryesisht kjo ka ardhur për shkaqe vizuale dhe funksionale por një përqindje jo e vogël edhe për shkak se nuk kanë përmbushur kufizimet që lidhen me shkarkimin e gazrave.

DPSHTRR njoftoi se në total, gjatë periudhës janar-dhjetor, u testuan 428,139 mjete, ose +8.2% krahasuar me janar-dhjetor 2022.

Të paktën 84.1% e mjeteve të testuara janë automjete (4+1 –  8+1 vende). Mjetet janë të përqendruara kryesisht në Tiranë ku sipas të dhënave 35.4% e testimeve janë kryer drejtorinë rajonale të kryeqytetit.

Duke u ndalur më në detaj për shkaqet e moskalimit të testimit rezulton se në 46% të rasteve ka pasur mangësi vizuale e funksionale, 27 për qind kanë ngelur si efekt i sistemit të shkarkimit të gazrave dhe 14 për qind si efekt i sistemit të drejtimit.

Arsyeja e katërt ka të bëjë me sistemin e frenimit ku nga totali i ngeljeve janë të paktën 13% me këtë problematikë.

DPSHTT ka nënvizuar së janë të paktën 28.5% e totalit e mjeteve që janë ritestuar gjatë vitit të shkuar.

Sa i takon vjetërsisë së mjeteve DPSHTRR në përmbledhjen e saj vlerëson se të paktën 7,949 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +38.3% krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Kontrolli teknik aktualisht kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor përmes pikave të veçanta që ka secila prej drejtorive të saj rajonale.

Kontrolli teknik aktualisht kryhet çdo dy vjet për automjetet 4+1 është 2200 lekë kurse ritestimi 900 lekë./Monitor/kb

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV