Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë…
Zbulohet kush është 20-vjeçarja që alarmoi policinë sot në Astir.
Vajza nga Elbasani u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.
Sipas raportimeve, e reja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik. Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies.
Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer. Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor nga apartamenti në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.
Sipas burimeve, RENEA është futur në apartament dhe ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Ndërkaq mësohet se vajza quhet Sajma Qordja dhe është vajza në foto.
Sipas policsë në apartamentin përballë janë gjetur dy armë. Në një reagim zyrtar, policia shprehet se nuk ka pasur shenja dhune te vajza.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se: Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve”, tha policia.
Sipas burimeve, i dashuri i vajzës ka marrë banesën me qira ditore. Ndërkohë pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë. I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër dhe dyshimet janë se armët u gjetën aty./ S,M