Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Astir, që “çoi në këmbë” RENEA-n.
Sipas raportimeve vajza është gjendur e vetme në banesë.
Mësohet se ajo është në gjendje të rënduar psikologjike.
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap./kb