Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: Situata është nën kontroll dhe monitorim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje.

Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të vecantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikqyrjeje të njëjta me vendin tonë. Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.

Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendëshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

Prej rastit të parë tw konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura. Wshtë bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Lexo edhe :  Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën

Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë./K,K

Të fundit

Berati dhe Korça në zi/ Dëgjohen kambanat e vajtimit për vdekjen e Kryepeshkopit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare. Shumë qytete po vajtojnë...

Këngëtarja që i mbijetoi sulmit nga Hamasi do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion

Yuval Rafael, e mbijetuara izraelite e sulmit të Hamasit në festivalin muzikor Nova, do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2025. Njëzet e katër vjeçarja Rafael,...

Liverpuli fiton pa bërë spektakël, Slot: Edhe babai im ma thotë këtë

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka pranuar se babai i tij e telefonoi për t’i thënë se fitorja ndaj Lilës të martën nuk ishte...

Senati amerikan konfirmon Pete Hegseth si kreun e Pentagonit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar emërimin nga Donald Trump të Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimit nga i gjithë kampi...

Armëpushimi në Gaza, katër pengje të tjera izraelite u liruan nga Hamasi

Katër pengje të tjera izraelite janë liruar nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës. Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri...

Lajme të tjera

Web TV