Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i bisedimeve mund të jetë kancelari Kickl i FPÖ-së.

Në disa qytete kanë protestuar dhejtra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e krijuar mes FPÖ-së(Partia Austriake e Lirisë) pjesërisht ekstremiste e djathtë dhe konservatorëve të ÖVP-së (Partia Popullore e Austrisë), me kancelar Herbert Kickl nga FPÖ, ka shkaktuar protesta në Austri.

Demonstruesit: “Nuk duam një Austri ekstremiste të djathtë”

Përpara selisë së kancelarit në Vjenë kanë protetsuar dhjetra mijë vetë. Organizatorët bëjnë fjale për 50.000 pjesëmarrës, autoritetet për rreth 25.000. Demonstruesit mbanin parrulla me mesazhet: “Nuk duam një Austriekstremiste të djathtë” dhe “Kurrë më është tani “. Shumë sloganë drejtoheshin kundër kreut të FPÖ-së Kickl si kancelar i mundshëm. Masa e protestuesve gëloi, kur gjatë kohës së protestës u bë e ditur, se FPÖ dhe ÖVP zyrtarisht kanë vendosur të fillojnë negociatat e koalicionit.
Demonstrat u iniciuan nga organizatat sociale dhe kishtare si dhe nga grupe, që angazhohen për çështje të migrantëve dhe të mjedisit. “Kërcënon një sulm autoritar ndaj demokracisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit social në vendin tonë”, theksohej në thirrjen për protestë. Edhe në Insbruk, Salcburg dhe në Grac u mblodhën disa qindra vetë.

FPÖ dhe ÖVP në kohën që protestohej deklaruan, vendimin e kryesive të partive për fillimin e bisedimeve të koalicionit. “Ne hyjmë në bisedime me FPÖ-në”, tha kryetari në detyrë i ÖVP-së Christian Stocker. Si piketat kryesore për partinë e tij ai nënvizoi sërish ruajtjen e demokracisë liberale, antarësimin e Austrisë në BE dhe refuzimin e influencës nga Rusia. Indirekt ai u shpreh kësisoj duke iu referuar qendrimeve kritike të FPÖ-së ndaj BE-së. Të dyja partitë kanë qendrim restriktiv ndaj politikës së azilit. Po është ende e paqartë, nëse ato do të mund t’i kapërcejnë diferencat lidhur me poliitkën e jashtme. Po ashtu midis politikanëve të të dyja partive ka tensione sa i përket marrjes së përgjegjësisë për krizën ekonomike. ÖVP vazhdimisht e ka cilësuar FPÖ-së si një rrezik për sigurinë e Austrisë.

Lexo edhe :  6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

Kickl polarizon – mendim që e ndajnë shumica e austriakëve

Kundërshtarët politikë e konsiderojnë 56 vjeçarin si “rrezik për sigurinë” – kështu është shprehur kancelari Karl Nehammer nga partia konservatore ÖVP, i cili dha dorëheqjen pasdështimit të bisedimeve të koalicionit me partitë e qendrës.

Por me sa duket ndryshe e shohin mbi 1,4 milionë zgjedhëse dhe zgjedhës, që në fund të shtatorit i dhanë votën Kickl-it dhe partisë së tij populiste të djathtë, FPÖ. Kjo parti mori 28,8 përqind të votaveduke dalë për here të parë si forca më e madhe politike në këshillin kombëtar, parlamentin e Austrisë. Aktualisht FPÖ në bazë të sondazheve arrin te ketë një kuotë rreth 35 përqind.

Pasi dështuan bisedimet për krijimin e qeverisë nga partitë e qendrës, presidenti Alexander Van der Bellen mandatoi zyrtarisht FPÖ-në për krijimin e qeverisë./K.K

Të fundit

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër/ Rama inspekton qendrën

Ka hapur dyert Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër. Ky është një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për...

“Të vij në mes të Prishtinës”, Gerti kërcënon hapur Gjestin

Gjesti vazhdon të trazojë ujërat në Big Brother VIP Albania. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka hyrë, ai është kthyer në kryefjalën...

Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn,GJKKO dënon Luzin dhe Nikollin

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë. Togat e zeza miratuan prezencën...

“Mbajtën të mbyllur 26-vjeçaren në Astir”/ Kush janë 5 personat e shpallur në kërkim

Policia e Tiranës zbërthen ngjarjen e ndodhur dje në Astir. Sipas bluve, 26-vjeçarja S.Q e cila telefonoi dhe alarmuar policinë është mbajtur e mbyllur...

Gjendet i vdekur në rrugë një 58-vjeçar në Korçë

KORÇË- Një 58-vjecar nga Rrësheni është gjetur i vdekur në rrugën e Kapshticës. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se...

Lajme të tjera

Web TV