Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj.
Rama shprehet se është një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë, si edhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit
“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj, një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan kreu i qeverisë./K.K