Zjarret apokaliptike, Biden akordon fonde federale shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden tha gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin “zjarret më të rënda që kanë goditur Los Anxhelosin.”

Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret.

“Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane“, tha Presidenti Biden. “Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.”

Ndërsa Biden po ia jepte fjalën Nënpresidentes Kamala Harris, ai vuri në dukje se ajo ishte “e prekur drejtpërdrejt” nga pasojat e zjarreve. Harris ka qenë senatore e Kalifornisë dhe shtëpia e saj atje ndodhet në zonën e evakuimit, por nuk është e qartë nëse është dëmtuar nga zjarret. Ajo e cilësoi situatën në Los Anxhelos si “apokaliptike”.

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit fillojnë të kontrollojnë rrënojat e shtëpiva të djegura. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.

Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.

Lexo edhe :  Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë, çfarë është HMPV?

Mbi 180 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore. VOA

Të fundit

Jennifer Lopez ‘i mbyll derën’ Ben Affleck/ Aktori strehohet tek ish-gruaja e parë

Ben Affleck është strehuar në banesën e ish bashkëshortes së parë, Jennifer Garner pasi u detyrua të linte shtëpinë...

Ndërron jetë Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë

Ka ndërruar jetën ditën e sotme (10 janar 2025), në moshën 79-vjeçare akademik emeritus Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë, lindur në Tiranë,...

“Mami eja!”/ U qëllua në sy të të birit 10 vjeç nga i dashuri i bashkëshortes,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet G.H, është plagosur me armë...

Iliba Bezat zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Apelit

Gjyqtarja e Apelit Iliba Bezat është zgjedhur zëvendës kryetare me 18 vota me një mandat 3-vjeçar. Mbledhja u zhvillua me rend dite për zgjedhjen...

“Viti 2024 më i nxehti në histori”,shkencëtarët: Planeti një hap më afër ngrohjes globale

Planeti ka shkuar një hap më afër ngrohjes globale, tregojnë ekspertët. BBC raporton se planeti tokë po i afrohet kufirit të ngrohjes globale, sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV