A do të jenë përsëri partitë e reja ‘flakë kashte’?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja

Në sondazhin nëpër qarqe që zhvillova së fundmi për Report TV, rezultoi se partitë e reja do të kishin marrë 12 mandate, po të ishin zhvilluar zgjedhjet parlamentare në fund të dhjetorit. Por nga dhjetori deri në maj ndan një det i tërë… (Një variacion i thënies popullore “nga e thëna në të bërë, ndan një det i tërë”.)

Të enjten e fundit, drejtuesit e partive të reja me potenccialin më të madh elektoral (sipas sondazhit të sipërpërmendur) dolën tek emisioni i së enjtes të Blendi Fevziut, që mesatarisht ndiqet nga 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (pa llogaritur sa jashtë Shqipërisë). Dhe ajo paraqitje ishte një dizastër nga pikpamja elektorale!

Në vend që drejtuesit e partive të reja ta fokusonin debatin në arsyet pse shikuesit e thjeshtë duhet të vendosin që votën t’ia japin partive të tyre, u fokusuan në garën se kush duhet të ketë më shumë paraqitje në media. Vetvrasje elektorale!

Në 16 vjetët që kam zhvilluar rregullisht sondazhe politike në Shqipëri, nuk kam parë gafë më të madhe elektorale nga partitë e reja!

Para 2009-ës G-99 ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2013-ës, Alenaca Kuqezi ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2017-ës, LIBRA ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2021-shit, Nismja Thurja ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Lexo edhe :  E ardhmja e Partisë Demokratike po rrokulliset poshtë Broadway

Partitë e reja aktualisht kanë zgjedhur t’i mëshojnë mesazhit negativ, me shpresën se mund të fitojnë disa pikë më shumë se paraardhëset e tyre. Por gjasat e bazuara në historinë elektorale tregojnë se mandatet e tyre mund të tkurren nga 12 në 1…

Të fundit

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion...

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i socialdemokratëve për kancelar

Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të...

Avioni bën ulje të detyruar në Selanik, shkak gjendja shëndetësore e një pasagjeri

Një ulje e detyruar e një avioni ka ndodhur mëngjesin e së shtunës (11/1) në aeroportin “Macedonia” të Selanikut, për shkak të një problemi shëndetësor të...

Paralajmërim për ngrica dhe shtrëngata, Agjencia e Mbrojtjes Civile apelon bashkitë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme. Në një postim të shpërndarë në...

Biden dhe Trump, “bashkë për paqen”! Propozojnë plan për…

Ndërsa Presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar, ndihmësit e tij po punojnë me ekipin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për...

Lajme të tjera

Web TV