Basha fton emigrantët: Vota juaj, mundësi për t’i dhënë fund tranzicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u është drejtuar sot emigrantëve shqiptarë me një thirrje për t’u regjistruar dhe për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim të bërë publik, Basha e cilësoi hapjen e regjistrimit si një moment historik, duke theksuar rëndësinë që vota e emigrantëve ka për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Ai vlerësoi kontributin ekonomik të diasporës ndër vite dhe i ftoi të gjithëve që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e transformimit të politikës dhe ekonomisë shqiptare.

“Ky është çelësi për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar,” u shpreh Basha, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për të sjellë një kapitull të ri larg korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Shqipëria meriton më shumë,” përfundon mesazhi i Bashës, duke ftuar shqiptarët jashtë vendit të jenë pjesë e ndryshimit për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ndodheni jashtë atdheut, sot për herë të parë hapet regjistrimi për të votuar për emigrantët. Sot fillon një mundësi historike që zëri juaj të dëgjohet në Shqipëri.

Unë ju ftoj të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e ndryshimit, që kaq shumë e kemi pritur. Ju që jetoni larg, por mbani gjithmonë Shqipërinë në zemër, mund t’i jepni vendit tonë një perspektivë të re duke sjellë eksperiencën, vlerat dhe energjinë tuaj.

Për vite të tëra, kontributi juaj ekonomik ka qenë një shtyllë e rëndësishme për familjet dhe zhvillimin e vendit tonë. Të ardhurat tuaja kanë mbështetur mijëra familje, kanë financuar shkollimin e fëmijëve dhe kanë ndihmuar bizneset e vogla të qëndrojnë në këmbë.

Lexo edhe :  Nis të shtunën procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, hapat që duhen ndjekur

Më 11 maj ju keni mundësinë të votoni, të ngrini zërin kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe arrogancës, që ju ka degdisur jashtë Shqipërisë, për çeljen e një kapitulli të ri për ekonominë dhe politikën e vendit, duke e shkëputur nga e shkuara dhe tranzicioni i tejzgjatur, ashtu siç i keni parë e përjetuar në vendet ku jetoni.

Ky është çelësi për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Tani është momenti për ta kthyer dëshirën e mirë në veprim konkret, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi
https://diaspora.kqz.gov.al/

Shqipëria meriton më shumë!/kb

Të fundit

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Video/ Si paraqitet situata në Strasbourg pas përplasjes së dy tramvajeve

Dy tramvaje u përplasën në Strasburg në Francën lindore të shtunën, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar, por asnjë në gjendje kritike, thanë autoritetet. Aksidenti...

Lajme të tjera

Web TV