Gara e F1 në Shqipëri/ Rama: 1 miliard njerëz do të kenë sytë në Elbasan në 3 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se automotoparku që po ndërtohet në Elbasan dhe ku do të zhvillohet edhe një garë e Formula 1, do të bëjë që sytë e 1 miliard njerëzve të jenë të drejtuar nga ky qyteti gjatë ditëve të provave dhe garës.

“Kur vjen puna te automotoparku, nuk jemi në kushtet e një investimi vetëm për ato 3 ditë të Formula 1, që sigurisht është kalimi në një nivel tjetër komplet i Shqipërisë, siç po ndodh aktualisht. Me Formula 1 kalojmë te 1 miliardë shikues që do t’i kenë sytë në Elbasan në ato 3 ditët e provave dhe garës”, tha Rama nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për rijetëzimin e kalasë së Elbasanit dhe lagjes përreth.

“Automotoparku do të funksionojë në çdo ditë të vitit, për gara të ndryshme motoçiklistike dhe do të funksionojë si një pikë për turizmin e përditshëm për shumë arsye, me muzeun, zonat rekreative, etj. E ardhmja është aty, përpara nesh dhe nëse sot shikojmë horizontin e anëtarësimit në familjen europiane brenda kësaj dekade, që i bie brenda mandatit tonë të katërt të jemi të shpallur gati për të hyrë me familjen europiane, me këtë periudhë përkon edhe ky transformim i Elbasanit dhe kapërcim në një nivel tjetër”, shtoi Rama./E.T

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV