Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat zhgënjyes, pasi kuqezinjtë riktheheshin në “San Siro” si fitues të Superkupës së Italisë.
Dhe pse Milani ishte në avantazh, pa Cagliarin të barazonte. Të dy golat u shënuan nga Morata dhe Zortea me fillimin e pjesës së dytë ku portierët ishin protagonistë me gafat e tyre.
Ndryshe nga takimi i parë në shtëpinë e Cagliarit, që përfundoi 3-3, Alen Sherri e përcolli ekipin e tij nga stoli.
Trajneri i Milanit, Conceicao, e kishte debutimin e tij si trajner në Seria A. Në kampionatin italian u rikthye pas 21 vitesh, pasi më parë jepte kontributin e tij si lojtar./ D.C