Pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Astir u është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kjo për shkak se shoqet e 21-vjeçares pasi kanë dhënë dëshminë e tyre sërish përpara Policisë së Tiranës, kanë pranuar se kanë shkuar me dëshirë në banesë pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të qëndruar së bashku me djemtë, si dhe të përdornin doza kokaine.
Në këto kushte, thanë burimet, ndaj 5 të rinjve tashmë të shpallur në kërkim nga blutë i është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve. Ndër të tjera ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe heqja e paligjshme e lirisë.
A2 CNN mëson se personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në Astir, janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia./e.t